Ylli i Arsenal rinovon me Topçinjtë

Kur gjithçka dukej e kryer për një rikthim në La Liga, mbrojtësi 33-vjeçar spanjoll Nacho Monreal dhe Arsenal kanë arritur marrëveshjen për të shtyrë edhe një vit kontratën, e cila kishte skaduar më 30 qershor.

Lajmi ende nuk është bërë zyrtar nga klubi apo lojtari, por ai është konfirmuar nga e përditshmja britanike “The Sun”. Spanjolli luan prej 7 sezonesh me “topçinjtë” në Premier League, ku në 238 ndeshje ka realizuar 10 gola.

Duket se trajneri Unai Emery kërkon t’i japë një tjetër shans mbrojtësit me përvojë, një nga titullarët e Arsenal në vitet e fundit, një mbrojtës që gjithnjë ka bërë paraqitje të mira. Monreal bën ende pjesë në planet e Emery, që do të luajë edhe për një vit në Premier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here