Legjenda e Milanit ka një mesazh për tifozët e futbollit në Kosovë

Menjëherë pas konfirmimit të kësaj ndeshje, legjenda e klubit, Daniele Massaro, i është drejtuar tifozëve të futbollit në Kosovë me një video –mesazh.

“Miq nga Kosova dhe tifozë të Milanit. Jam Daniele Massaro dhe kam nderin që për tetë vite kam mbajtur fanellën e Milanit”, tha fillimisht Massaro.

“Milani do të organizojë një ndeshje në Prishtinë përballë Feronikelit më 10 gusht. Shihemi në vendin tuaj të bukur. Shpresoj të shihemi shumë shpejt në Prishtinë”, tha Massaro në mes të tjerash.

Kliko per video

Biletat për këtë ndeshe do të dalin në shitje shumë shpejtë, dhe çmimet e tyre fillojnë nga 35 euro, dhe vazhdojnë deri në 155 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here