NAPOLI E KA SERIOZISHT: Pas James, transferon yllin e Spanjës!

Napoli po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Në San Paolo kanë plane të mëdha për sezonin e ri dhe sipas goditjeve në merkato Napoletanët do të synojnë Scudetton.

James Rodriguez praktikisht është futbollist i Napolit dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për finalizimen e marrëveshjes. Kolumbiani pritet të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Ancelottit.

Pranë transferimit në San Paolo është edhe meksikani Hirving Lozano. Meksikani ka arritur marrëveshje me Napolin dhe tani mbetet që të arrihet akordi me PSV.

Napoli gjithashtu ka siguruar shërbimet e Kostas Manolas për 36 milionë euro dhe shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Giovani Di Lorenzo.

Napoletanët kanë shfaqur interesim për Mauro Icardin, por argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Juventusi dhe për këtë shkak Napoli ka kthyer vëmendjen ka ylli i Valencias Rodrigo Moreno.

Siç raporton Sport Italia, Napoli ka filluar bisedimet me Valencian dhe Rodrigo ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij në Itali.

Rodrigo është ylli i Valencias dhe i përfaqësueses së Spanjës dhe shumica e cilësojnë atë si sulmuesin më të mirë spanjoll për momentin.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here