Milan me një transferim nga PSV

Sipas La Gazzetta dello Sport, ndër emrat më të pëlqyer nga Maldini, Boban dhe Massara, është ai i mesfushorit të PSV, Gaston Pereiro, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020 me skuadrën holandeze.

24 vjeçari po pëlqehet edhe nga skuadra e Premierligës, Watford, por ndërhyrja e Milanit mund t’i ndryshojë mendjen.

Pereiro është pjesë e PSV që nga viti 2015, dhe në 114 paraqitje ka shënuar 42 gola.

Kartoni i tij besohet se do t’i kushtojë Milanit rreth 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here