Simeone heq dorë nga Hysaj, Atletico transferon yllin anglez

Atletico Madrid nuk e konsideron më Elseid Hysajn pas refuzimeve të Napoli-t.

Ekipi spanjoll do të afrojë në Spanjë mbrojtësin e djathtë të Tottenham-it, Kieran Trippier.

Daily Mail shkruan se kontaktet mes palëve janë të avancuara dhe marrëveshja mund të arrihet. 28-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe anglezet nuk duan ta humbasin me kosto zero.

Tottenhami do rreth 30 milionë euro për mbrojtësin, ndërsa Atletico synon që ta ulë më shumë. Trippier iu bashkua Tottenham-it në verën e vitit 2015 për vetëm 4 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here