Liverpooli dhe Barcelona kanë nisur një përplasje në merkato për mbrojtësin e majtë të Augsburg-ut, Philipp Max.
Kampionët e Champions Leagues dhe ata të Spanjës kërkojnë të afrojnë në skuadër mbrojtësin e gjermanëve.
25-vjeçari është një mbrojtës modern, pasi është shumë ofensiv. Sezonin e fundit e ka mbyllur në Bundesligë me 4 gola dhe 7 asiste. Anglezët dhe spanjollët e shohin si alternativë të mirë për të rivalizuar për formacionin titullar.
Gjermani dëshiron kalimin në njërin prej ekipeve, pasi synon që të hedhë hapin e madh në karrierën e tij. Max është një lojtar i lirë në shifra dhe mund të jetë një goditje interesante.