Arrihet marrëveshja, ylli i Lacios një hap larg transferimit te Junajtid. Ja detajet…

Ja tek jemi. Sergej Milinkoviç është me të vërtetë një hap larg lamtumirës nga ngjyrat bardhekaltër. Kthesa ndodhi të paktën 72 orë më parë, që kur presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i hapi dritën jeshile shitjes së mesfushorit (“nuk mund t’ia presim krahët”) që erdhi pas një kontakti të ri mes klubit roman dhe Mançester Junajtid.

 

Anglezët kanë parakaluar PSG-në për të siguruar firmën me 24-vjeçarin. Klubi i “djajve të kuq” që po përgatitet për të shitur Pol Pogbanë te Reali i Madridit, ka riformuluar ofertën për Lotiton gjatë javëve të shkuara.

Oferta e parë e Junajtid kishte qenë 75 milionë euro, e cila ishte refuzuar nga Lacio. Këtë herë, kësaj shifre i janë shtuar edhe bonuset, të cilat mund ta dërgojnë shifrën në mbi 80 milionë.

Nuk bëhet fjalë për një shifër të çmendur, ashtu siç pretendonte Lotito për ta shitur, por është gjithsesi një shifër shumë e lartë, e cila do t’i mundësojë drejtorit sportiv, Igli Tare, për të transferuar tre deri në katër futbollistë të tjerë në nivelit të lartë.

Një det me para do të derdhet edhe për Milinkoviç, i cili pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitonte gjashtë deri në shtatë milionë euro në vit në “Old Trafford”.

ERIKSEN – Totenhemi është i përgatitur për të shitur Kristian Eriksenin, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës. Për danezin, i cili është objektiv i Realit, Barcelonës dhe Atletikos në Spanjë, është futur edhe Junajtid.

 

“Djajtë” i kanë kërkuar info klubit londinez se nëse do të vendosin për ta shitur mesfushorin, të informojnë edhe ata, sepse janë palë e interesuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here