Derbi Londinez në merkato: Chelsea rrëmben yllin e dëshiruar nga Arsenal

I gjendur vetëm me një sulmues të mirëfilltë, francezin Olivier Giroud, trajneri Frank Lampard ka ngritur zërin, duke i kërkuar klubit përforcime.

Dhe “blues” i kanë vënë syrin sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha, që luan në Premier League me Crystal Palace.

Për sulmuesin 26-vjeçar ka kohë që interesohet skuadra e Arsenal, madje duke bërë edhe dy oferta zyrtare, por pa sukses. Oferta e “topçinjve” ka qenë deri në 34 milionë stërlina, shumë që është refuzuar nga Palace.

Për këtë arsye, Chelsea ka rritur ndjeshëm shifrën, duke e çuar në 50 milionë stërlina ofertën për Zaha. Një shumë që pritet të bindë skuadrën e Crystal Palace të lërë të lirë lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023.

Pengesa e vetme për Chelsea mund të jetë bllokimi i merkatos, çka mund ta detyronte klubin të thërresë lojtarët e lënë në huazim. Gjithsesi, për Zaha ka nisur tashmë derbi londinez, me Chelsea që duket në “pole” për të marrë shërbimet e sulmuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here