Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Osasunën, mungon Messi (FOTO)

Barcelona e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Osasunas.

Përballja që zhvillohet nesër (e shtune) nga ora 17:00, do të jetë e vlefshme për xhiron e tretë në La Liga.

As në këtë përballja nuk do të jetë Lionel Messi, që aktualisht është i lënduar, mirëpo pritej të ishte së paku në bankën rezervë.

Te katalunasit po ashtu do të mungojnë edhe Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, që janë të lënduar.

Barcelona do të jetë mysafir i Osasunas, përballje aspak e lehtë për kampionin aktual të La Liga-së.

Për këtë takim është ftuar përsëri Ansu Fati, që shkëlqeu në fundjavën e kaluar, e që atij i janë bashkangjitur edhe lojtarë tjerë të talentuar si Charles Perez, Inaki Pena dhe Wague.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here