Samuel Eto’o njofton tërheqjen nga futbolli

Sulmuesi legjendar i Kamerunit, Samuel Etoo, në dukje ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.

38-vjeçari debutoi në nivelin e lartë më 1997, shënoi më shumë se 350 gola në të gjithë karrierën e tij në nivel klubesh, duke fituar dy herë Champions-in me Barcelona dhe një herë me Interin.

Me dy tituj të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe një medalje të artë olimpike nën emrin e tij, Eto’o është një ikonë e padiskutueshme e futbollit afrikan dhe tërhiqet me 56 gola në 118 ndeshje për kombëtaren e tij. Në një postim në Instagram, të premten, Eto’o shkroi: “Fund! Drejt një sfide të re… Faleminderit të gjithëve me dashuri të madhe! Adrenalinë”.

Ai ka shprehur dëshirën për të ndjekur një karrierë të mëtejshme në trajning. Për “CanalPlus” ka thënë: “Kam fituar në Europë si lojtar, duhet të fitoj në Europë edhe si trajner”. Në mesin e rekordeve të tjera, Eto tërhiqet si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kamerun, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Kupës së Kombeve të Afrikës dhe katër herë lojtari më i mirë afrikan i vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here