Abraham shkruan historinë, United triumfon ndaj Leicester

Tammy Abraham është lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon një tripletë dhe një autogol në të njëjtën ndeshje teksa Chelsea ka fituar 5-2 ndaj Wolves pasditen e së shtunës.

Sulmuesi i The Blues ka treguar një formë të mrekullueshme duke udhëhequr ekipin e Lampard drejt fitores.

Në fund, siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e mëparshme, skuadra londineze ul ritmin dhe nivelin e përqendrimit dhe në atë moment vendasit kanë shënuar dy golat.

Manchester United ka fituar 1-0 ndaj Leicester City-t, një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën dhe trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Ishte ndeshje tepër e vështirë për Djajtë në Old Trafford dhe diferencën e ka bërë goli i Marcus Rashford nga penalltia në pjesën e parë. Me këtë fitore, United ngjitet në vend të katërt, me pikë të barabarta me Tottenham, Leicester

Në ndeshjet e tjera Brighton ka barazuar 1-1 me Burnley, ndërsa Sheffield Utd ka mposhtur Southampton 1-0. Tottenham ka shkatërruar 4-0 Crystal Palace që në pjesën e parë falë një Heung-min Son në formë fantastike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here