Chelsea dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blutë janë nikoqir të Reds në ndeshjen derbi të javës së gjashtë në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 17:30.
Skuadra e Frank Lampard vjen në këtë ndeshje nga një fitore e madhe në udhëtim te Wolves dhe synon rezultat pozitiv nga ky derbi në shtëpi.
Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Klopp ka pesë fitore nga po kaq ndeshje dhe shpreson të vazhdojë serinë e fitoreve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Christensen, Tomori, Emerson; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Abraham, Mount.
Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.