Ronaldo fenomeni zbulon pikën e tij më të dobët: Me kokë nuk luftoja shumë se kisha frikë

Fenomeni Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm me këmbë, por nuk është shquar shumë për golat e shënuar me kokë. Braziliani e zbulon pikën e tij më të dobët, e cila lidhet me lojën e ajrit, në një intervistë për Nejmarin.

Duket se një dëmtim i hershëm në kokë e ka frikësuar shumë dhe për këtë arsye Ronaldo mendohej më shumë sesa një herë për të tentuar dyluftimin me mbrojtësit kundërshtarë.

“Nuk kam shënuar shumë gola me kokë gjatë karrierës sime. Ndoshta më së shumti i kam shënuar në stërvitje. Kishim shumë seanca stërvitore me goditje standarde. Në një nga stërvitjet e mia të para, luftova për të kapur topin dhe u çava te vetulla. U gjakosa dhe mjekët ma qepën me 10 qepje.

Nga ai moment, mesatarja ime e golave me kokë zbriti në mënyrë të frikshme. Nuk luftoja për topin me asnjë mbrojtës sepse kisha frikë. Më mjaftonin goditjet që merrja në këmbë, nuk kisha ndërmend që të luftoja edhe me kokë”, tregon Ronaldo duke qeshur. Fenomeni brazilian mahniti botën në vitet që luante në Europë duke shënuar 291 gola në të gjitha kompeticionet. Dëmtimet në gju nuk e lanë që të jepte më të mirën. Me kombëtaren e Brazilit ai arriti të shënonte 67 gola duke fituar 2 Botërorë dhe tre “Topa të Artë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here