Do kisha vënë bast kursimet e mia se Strakosha nuk do bëhej titullar”, flet Klose

Ish-sulmuesi i Lacios, gjermani Miroslav Klose, ka dhënë një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, teksa ka folur për shumë tema. Një nder to ka qenë dhe rritja e portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Gjithashtu Kolse ka folur për Milanin, Imobilen dhe jo vetëm.

Pioli dhe Milani? “Jam i lumtur që Milani i ka besuar Piolit. Ai e meriton atë gjë sepse është një njeri fantastik. Është njeriu i duhur, veçanërisht në një moment vështirësie si ky. Ai ka cilësi të rralla njerëzore. Jam i sigurt që Milani do të bëjë mirë”.

Inzagi? “Simone Inzagi është duke bërë një punë të jashtëzakonshme, unë jam i lumtur për të dhe për Lacion”.

 

Strakosha? “Surpriza e vërtetë për mua është Strakosha, kur unë isha atje, ai ishte portieri i tretë dhe sinqerisht do të kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia, se ai nuk do të mund të bëhej titullar. Nuk përcillte siguri, por ai tregon se duhet të japim hapësira ​​për të rinjtë dhe t’u japim atyre kohë për t’u rritur”.

Imobile? “Kam menduar gjithmonë se ai ishte i fortë, edhe kur ishte te Torino. Ai punon shumë për ekipin, ai vrapon shumë, lufton. Ashtu si unë”.

Inter-Dortmund? “Është dora e Kontes, ndaj Interi është kaq i fortë. Ai ka cilësi në sulm me Lukakun dhe Lautaron dhe mbrojtje të fortë me Godin dhe De Vrij. Me Dortmundin, megjithatë, do të jetë e vështirë, pasi ata kanë shumë cilësi. Në kundërsulm ata janë të tmerrshëm. Do të jetë një garë e ekuilibruar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here