Chelsea për shopping në Serie A, Blutë dëshirojnë yllin e Atalantas

Blutë e Londrës nuk ishin aktiv në merkaton e verës për shkak të suspendimit dhe Franck Lampard ishte i detyruar ta ripërtrijë skuadrën me lojtarë të rinj.

Chelsea po bën paraqitje të mira me skuadrën e re, me rikthimin  e Abraham dhe Mount nga huazimi.

Blutë verën e ardhshme do të mund të transferojnë lojtarë dhe sipas mediave italiane Chelsea ka piketuar përforcimin e parë për verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për Ruslan Malinovskiy nga Atalanta. Ukrainasi u transferua në Itali verën e kaluar për shifrën e 15 miliona eurove nga skuadra e Genk.

Drejtori i Chelsea Makelele e ka ndjekur Malinovskiyn gjatë ndeshjes mes Ukrainës dhe Portugalisë dhe është mahnitur nga paraqitja e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here