Chelsea triumfon me rezultat minimal në transfertën e vështirë me Ajaxin

Chelsea e ka mposhtur në udhëtim Ajaxin me rezultat minimal 0-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze ishte e pafat qysh në pjesën e parë, pasi goli i shënuar nga Qunicy Promes në minutën e 36-të, u anulua nga VAR-i shkaku i pozitës jashtë loje.

45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga skuadra e Frank Lampard, pasi filluan me sulme të njëpasnjëshme.

Michy Batshuyai ishte heroi i Chelseat në këtë takim, pasi në minutën e 71-të e zëvendësoi Tammy Abrahmin dhe kaloi blutë në epërsi në të 86-ën.

Sulmuesi belg kishte shansin që ta dyfishonte epërsinë për londinezët, mirëpo goditjen e tij e priti Andre Onana.

Pas këtij takimi, Ajaxi vazhdon të jetë lider i Grupit H me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Chelsea, ndërsa Valencia me tri dhe Lille pa Pikë, do të përballen nga ora 21:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here