Formacionet zyrtare: Real Madrid – Leganes

Reali i Madridit do të presë Leganes në “Santiago Bernabeu”, ku do të provojë të rikthehet te fitorja në La Liga, pas humbjes ndaj Mallorcas në javën e 9-të.

Trajneri Zidane ka zgjedhur formacionin, teksa i ka besuar lojtarëve që triumfuan në Champions League ndaj Galatasaray.

Fanellë titullari për të riun Rodrygo, i cili pasi debutoi në Champions, bën debutimin si titullar edhe në elitën e futbollit spanjoll. Së bashku me brazilianin, në sulm do të jenë dhe Hazard e Benzema.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Valverde, Rodrygo.

Formacioni startues i Leganes: Soriano, Bustinza, Tarin, Omeruo, Silva, Rivera, Awaziem, Rodriguez, Braithwaite, Rodrigues, En-Nesyri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here