Marotta përgatit një transferim me kosto zero, Inter ka gjetur përforcimin e parë për verën e ardhshme

Mbrojtësi i PSG Layvin Kurzawa pritet të largohet nga Parisi në fund të sezonit, raporton Le Parisien.

27-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të rinovojë me Parisienët.

Interesim për Kurzawan ka shfaqur Interi dhe Neroaxurët do të tentojnë të arrijnë marrëveshje me të që në janar.

Kurzawa u transferua te PSG në vitin 2015 nga Monaco për shifrën e 10 milionë eurove dhe me Parisienët është shpallur tre herë kampion në Francë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here