Formacionet zyrtare: Real Madrid – Real Betis

Real Madridi dhe Real Betisit i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, e që për Los Blancos do të jetë një takim aspak i lehtë.

Madrilenët në këtë ballafaqim do të jenë pa lojtarët si, Marco Asenso, Gareth Bale, Nacho, që janë të lënduar, derisa James Rodriguez nuk do të jetë në këtë sfidë për arsye personale.

Në anën tjetër, Betisi nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, William Carvalho dhe Javi Garcia, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Mendy, Rodrygo.

Formacioni startues i Betisit: Robles, Emerson, Mandi, Feddal, Sidnei, Moreno, Bartra, Guardado, Canales, Fekir, Loren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here