Man Utd po e ‘vjedh’ Werner nga Liverpool – përgatitet oferta

Ylli i Leipzig, Timo Werner është objektivi i Liverpool, por që së fundmi po pëlqehet edhe nga Manchester United.

Raportime të ‘Mirror’ bëjnë të ditur se United po përgatit ofertë për objektivin e ‘Reds’, Werner.

Werner është një nga lojtarët më në formë në Evropë, duke shkëlqyer me skuadrën e Leipzig.

Deri më tani, anëtari i Leipzig ka shënuar nëntë gola në Bundesliga, llogaritur një het trik mbrëmë.

United janë në nevojë për një gol-shënues dhe do të tentojnë të mposhtin rivalët e Liverpool për nënshkrimin e Werner, klauzola e të cilit shënon 27 milionë funte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here