Formacionet zyrtare: Barcelona – Celta Vigo

Barcelona dhe Celta Vigo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Celtas në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në La Liga, i cili zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ekipi i Ernesto Valverdes ka humbur ndeshjen e fundit dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt fitores, pikërisht në ndeshje ndaj Celtas.

Në anën tjetër, Celta ka katër humbje radhazi në kampionat dhe do të ishin shumë të lumtur me një pikë nga ky udhëtim.

Valverde ka vendosur të bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Junior Firpo; Arthur, Roberto, De Jong; Fati, Messi, Griezmann.

Celta VigoRuben; Mallo, Aiddo, Araujo, Olaza, Lobotka, Beltran, Pape Cheikh, Junca, Sisto, Aspas. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here