Giroud largohet nga Chelsea për gjigantin italian

Meqenëse Alexis Sanchez pësoi një dëmtim serioz me Kilin, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku kanë bartur peshën e sulmit në ‘Giuseppe Meazza’.

Në të njëjtën kohë, Interi ka qenë i lidhur me një sulmues për afatin e janarit dhe tani Giroud mund të ndjekë ish-trajnerin e tij në Itali.

Fituesi i Kupës së Botës nuk është përfshirë në planet e Frank Lampard këtë sezon, aktualisht duke qenë zgjedhja e tretë pas Tammy Abraham dhe Michy Batshuayi.

Interi ka qenë i lidhur me sulmuesin francez dhe Gazzetta dello Sport pretendon se lojtari tashmë i ka dhënë të gjitha për ‘Nerazzurri’.

Pasi ka punuar me Conte në ‘Stamford Bridge’, sulmuesi e njeh mirë trainerin e Interit dhe transferimi i tij do kushtojë rreth 7 milion euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here