Sancho është i kërkuar nga Manchester United, mirëpo futbollisti anglez ka thënë se më shumë i pëlqejnë “Blutë” e Londrës.
Ai tha se Ronaldinho, Lampard dhe Drogba janë lojtarët të cilët i ka shikuar gjithmonë.
“Ronaldinho ishte personi që e shikoj në Youtube. E pëlqeva shumë Frank Lampard dhe Didier Drogba kur luanin për Chelsean. Ishin tre lojtarët që i shikoja më së shumti”, deklaroi ai.
Për shërbimet e futbollistit anglez interesim ka shprehur edhe 13-herë fituesi i Evropës, Real Madrid.