Liverpooli do të jetë mysafir i Crystal Palace në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
Lideri aktual i Ligës Premier synon që të vazhdon serinë e fitoreve dhe të mbetet e pamposhtur edhe pas kësaj jave.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk di për humbje këtë edicion, pasi kanë marrë 11 fitore dhe një barazim në 12 javët e para.
Ndërkohë Crystal Palace zë pozitën e 13-të në tabelë me katër fitore, tri barazime e pesë humbje në këtë fillim të kampionatit.
Trajneri Jurgen Klopp e ka lënë në bankën rezervë yllin Mohamed Salah, derisa vendin e egjiptianit e ka zënë Oxlade Chamberlain.
Formacionet zyrtare:
Crystal Palace: Guaita, Ward, Tomkins, Cahill, Van Aanholt, Milivojevic, Kouyate, McArthur, Townsend, Zaha, Ayew.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Henderson, Chamberlain, Mane, Firmino.