Man Utd dhe PSG në garë për Zaniolo, zbulohet oferta…

Skuadra e Romës do të ketë punë të vështirë për të ruajtur yllin premtues të saj, Zaniolo, pasi ky i fundit po tërheq vëmendje të madhe me paraqitjet spektakolare të tij.

‘Il Messaggero’ raporton se të dy Manchester United e Paris Saint Germain janë gati të paguajnë 60 milionë euro për Zaniolo, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari së fundmi ka shënuar edhe golin e tij të parë me kombëtaren e Italisë dhe ka qenë në formë të lartë me Romën këtë sezon.

Derisa Zaniolo është i lumtur tek Roma, klubi mund ta ketë të vështirë të refuzojë ofertat e mëdha nga United e PSG.

Mbetet të shihet nëse janari do ta largojë italianin nga ‘Stadio Olimpico’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here