Milan sheh kah e ardhmja: Rosonerët transferojnë dy yje nga Holanda

Siç raportojnë mediat italiane, Milani ka shfaqur interesim për transferimin e dy talentëve nga Holanda.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e AZ Alkmaar Myron Boadu, i cili ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon. Boadu ka shënuar 10 gola dhe 9 asistime në 19 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Boadu ka kontratë me AZ Alkmaar deri në vitin 2023 dhe interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë europian.

Milani është i gatshëm ta rrëmbejë atë para të tjerëve dhe Rosonerët pritet që të dërgojnë ofertë drejt AZ Alkmaar.

Lojtari i dytë në shënjestrën e Milanit është Denzel Dumfries i cili luan te PSV. Dumfries është mbrojtës i krahut të djathtë. Këtë sezon ai ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Dumfries ka kontratë me PSV deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here