Milani rrëmben yllin e dëshiruar nga Juventusi, zbulohen detajet…

Paris Saint-Germain është i hapur që ta shesë Layvin Kurzawan në afatin kalimtar ta janarit.

Mbrojtësi francez ka kontratë me parisienët deri në fund të këtij sezoni, andaj ka refuzuar që ta rinovojë atë.

Kështu, kampioni në fuqi i Ligue 1 nuk dëshiron ta humbasë Kurzawan me parametra zero dhe po planifikon që ta shesë në dimër.

Sipas L’Equipes, Milani është skuadra më e interesuar për transferimin e mbrojtësit francez.

Nëse Rosonerët arrijnë ta bindin lojtarin që të kalojë në San Siro, atëherë do t’i paguajnë PSG-së rreth pesë milionë euro.

Mediumi francez bënë të ditur se në garë për Kurzawan është i interesuar edhe Juventus, pasiqë Biankonerët e shohin atë si pasuesin e Sandros.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here