Juventusi tenton dy lojtarë me parametra zero

Gjatë viteve të fundit, Juventusi ka bërë afrime të bujshme me paramatra zero. Verën që lamë pas ishin Ramsej dhe Rabiot që iu bashkuan “Zonjës” me  kosto zero.

Por, kampionët e Italisë duan të vazhdojnë traditën dhe të sjellin dy lojtarë të tjerë me kosto zero.

 

Siç raporton “Calciomercato.com”, Juvja kërkon Uillianin dhe Pedron, të dy sulmuesit e Çelsit, që janë në skadencë kontrate dhe nuk janë plotësisht në planet e Lampardit.

 

Paratiçi ka udhëtuar kohët e fundit drejt Londrës, ku ka patur një takim me drejtuesit e Çelsit. Gjithashtu raportohet se Paratiçi ende nuk ka hequr dorë nga Erikseni dhe po tenton këtë pistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here