Chelsea i ka vendosur çmimin Emerson Palmierit, i cili është në shënjestrën e Interit dhe Juventusit, raporton Corriere della Sera.
Corriere della Sera, raporton se Blutë e Londrës kërkojnë më së paku 30 milionë euro për lirimin e Emerson.
Interesim për Palmierin kanë shfaqur Interi dhe Juventusi, ndërsa tani pritet reagimi i tyre.
Emerson ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022, ndërsa për momentin është titullarë në skuadrën e Lampard.
Inter dhe Juventus pritet të hidhen në sulm për Emersonin në merkaton e janarit.