CAS i shkurton dënimin Chelsea: Blutë kanë gati goditjen e madhe për merkaton e janarit!

Chelsea mori sot vendimin e madh nga CAS, që e pranoi apelimin e bluve, të cilët ishin dënuar nga FIFA me bllokim merkatoje deri në verën e vitit 2020.

Gjithsesi, CAS e shkurtoi këtë dënim, duke i dhënë mundësi londinezëve që të jenë aktiv që në merkaton e janarit.

Tashmë, Chelsea pritet të bëjë bujë me transferime në janar, ku ëndrra e madhe është Jadon Sancho. Ky i fundit përveçse kushton shumë, do të ishte e vështirë ta linte në mes të sezonit Dortmundin, kështu që Lampard ka një dëshirë tjetër.

Bëhet fjalë për Wilfried Zaha. Sulmuesi i Crystal Palace prej kohësh po pret për lëvizjen në një klub të madh dhe kjo lëvizje duket se do të jetë muajin e ardhshëm. Mediat angleze shkruajnë se Chelsea pritet të nisë bisedimet me Palace që të bien dakord për sa i përket kostos së transferimit, me afrikanin që do të ishte një përforcim mjaft cilësor për blutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here