Formacionet zyrtare: Chelsea-Lille

Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja e fundit e fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Lille.

Blutë duhet të fitojnë për ta pasur të sigurt kualifikimin e mëtutjeshëm në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.

Skuadra franceze nuk ka kurrfarë motivi për këtë sfidë, duke qenë se nga pesë ndeshjet e mëparshme ka arritur të arkëtojë vetëm një pikë.

Trajnerët Frank Lampard dhe Christophe Galtier i kanë zgjedhur formacioent me të cilat do ta nisin lojën në këtë sfidë.

Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Zouma, Emerson; Jorginho, Kante, Kovacic; Pulisic, Abraham, Willian.

Formacioni startues i Lille: Maignan; Zeki Celik, Djalo, Gabriel, Pied; Yusuf Yazici, Xeka, Soumare, Maia; Araujo; Remy.

Ajaxi dhe Valencia zhvillojnë takimin tjetër të Grupit H, ku skuadra holandeze kualifikohet edhe me barazim, ndërsa ekipit spanjoll i nevojitet domosdoshmërisht fitorja për të mos lënë asgjë hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here