Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka përgatitur një surprizë për ekipin e parë për festen e Krishtlindjeve, duke i dhuruar secilit nga një iPhone 11 Pro Max të personalizuar.
Telefoni i Apple, iPhone 11 Pro Max, është ndër telefonat më të shtrenjtë mobil në treg, pasi një i tillë kushton 1.700 euro përafërsisht.
Bartomeu nuk pati dhurata vetëm për futbollistët, pasi ai nuk i harroi as stafin teknik.
Kreu i klubit katalanas u dhuroi atyre iPad Pro, pas fitores së Barcelonës 4-1 ndaj Deportivo Alaves në “Camp Nou”.