Derbi në merkato: Juventus rrëmben sulmuesin e dëshiruar nga Interi

Interi dhe Juventusi po luftojnë në kampionat për të fituar titullin kampion këtë sezon, por mesa duket do të sfidojnë njëri-tjetrin edhe në merkato.

Prej kohësh Interi ndjek me kujdes sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Conte dhe drejtuesit ziklatër do të përpiqen ta afrojnë atë në skuadër.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “La Stampa”, në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit francez është futur edhe Juventusi, të cilët gjithashtu e duan në ekipin e tyre.

Sarri e ka pasur nën urdhërat e tij futbollistin gjatë kohës kur drejtonte Chelsea dhe i di cilësitë e tij, dhe për këtë arsye thuhet se tashmë e kërkon atë edhe te bardhezinjtë.

Në këtë situatë duket se do të kemi një përballje tjetër mes këtyre dy ekipeve, por këtë herë në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here