Derbi në merkato: Dy gjigantët anglez në garë për Cavanin

Edinson Cavani duket i vendosur për t’i dhënë fund aventurës së tij te PSG-ja.

Sulmuesit uruguajan i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe për të duket se ka ardhur momenti t’i thotë lamtumirë Francës, pas 7 vitesh.

Atletico Madridi është skuadra më e interesuar për sulmuesin potent, por duket se ka konkurrencë të madhe.

Siç raporton “RCM Sport”, tashmë në garë janë futur Chelsea dhe Manchester United. Dy klubet angleze tundohen nga fakti që një sulmues i tillë do të mbetet i lirë dhe e duan me ngulm.

Cavani këtë sezon ka luajtur në 12 ndeshje, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here