Konfirmohet afrimi i tretë për Milanin, ish-lojtari i Çelsit nis vizitat mjekësore me kuqezinjtë

Pas Ibrahimoviç dhe Kjaer, tashmë vjen edhe afrimi i tretë për Milanin, të cilët duken shumë aktiv në këtë merkato.

Pas largimit të Pepe Reinës, i cili do të kalojë në Premier Ligë te Aston Vila në formën e huazimit, drejtuesit nuk kanë vonuar dhe kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Asmir Begoviç do të jetë afrimi i radhës për “Djallin”, i cili vjen nga anglezët e Bërnemuth.

Është arritur marrëveshja mes palëve për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, teksa sot ka mbërritur edhe në Itali për të zhvilluar vizitat mjekësore. Boshnjaku ka luajtur kryesisht për skuadra të ndryshme në Premier Ligë, si Çelsi, Stok Siti dhe Bërnmuthit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here