Arsenali në bisedime me yllin e PSG

Klubi i madh anglez, Arsenali është në bisedime me mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa.

Kurzawa, 27-vjeçar, mbetet jashtë kontratës me PSG-në këtë verë, kështu që është i lirë të flasë me klube jashtë ose brenda shtetit për një kalim gjatë verës.

Gjatë ditëve të fundit u raportua për një interesim të Interit, por që u refuzua nga lojtari, ndërsa tani edhe një tjetër klub i madh interesohet për të.

Sipas mediumit RMC, Topçinjtë dhe përfaqësuesit e Kurzawas tashmë kanë skicuar një marrëveshje pesë-vjeçare.

Kjo pasi trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, dha pëlqimet për lojtarin dhe e bëri prioritet për të nënshkruar reprezentuesin e Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here