Eriksen dhe Giroud te Interi? – Ja deklarata e Ausilios pasi u rikthye nga Londra

Drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio është rikthyer në Milano mbrëmjen e djeshme dhe ka komentuar zërat për transferimin e Christian Eriksen dhe Olivier Giroud.

Ausilio ia ka bërë të ditur gazetarëve në aeroport se nuk ka asnjë lajm të ri sa i përket transferimit të Eriksen dhe Giroud.

“Më vjen keq që jeni këtu duke pritur, por nuk kam asnjë lajm të ri sa i përket transferimit të Eriksen dhe Giroud. Tifozët duhet të kenë besim te lojtarët aktual dhe për punën që skuadra po bën. Ne besojmë se mund ta transferojmë Eriksenin dhe Giroud, por për momentin nuk ka marrëveshje”, ka thënë Ausilio.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here