Chelsea rrëmben Cavanin para Atletico Madridit

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard dëshiron një sulmues me eksperiencë në skuadër, ndërsa mediat angleze raportojnë se Blutë e Londrës kanë shfaqur interesim për Edinson Cavanin.

Lampard deklaroi se në treg ka disa sulmues me eksperiencë të cilët Chelsea mund ti transferojë.

Kontrata e 32-vjeçarit me PSG skadon në fund të sezonit, por uruguaiani është i gatshëm të largohet nga Parisi këtë muaj.

Cavani thuhet se ka arritur marrëveshje me Atleticon e Madridit, por Madrilenët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me PSG dhe nga kjo situatë mund të përfitojë Chelsea.

Chelsea pritet që së shpejti të lirohet nga Giroud dhe Blutë e Londrës do të hidhen në sulm për Cavanin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here