Zyrtare: Florent Hadergjonaj transferohet te Kasimpasa

Florent Hadërgjonaj ka ndryshuar ekip, teksa ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin turk, te Kasimpasa.

Mbrojtësi i djathtë është larguar nga anglezët e Hadersfilldit, teksa është huazuar te skuadra turke. Hadërgjonaj ka qenë titullar në shumicën e  ndeshjeve me ekipin e tij, por tashmë ka vendosur të kalojë në huazim deri në fund të sezonit te skuadra e Kasimpasa.

Te këta të fundit 25-vjeçari pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm dhe shpreson të tregojë paraqitje shumë të mira dhe të ndihmojë ekipin e tij në realizimin e objektivave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here