Lojtari i Juves befason me skuadrën e re

Sulmuesi anësor i Juventusit, Marko Pjaca, ka pranuar të bashkohet me Anderlehtin. 24-vjeçari do të kalojë në formë huazimi në Belgjikë me një mundësi për të qëndruar edhe një sezon tjetër, raportojnë italianët e “Calciomercato”.

Olimpiakosi, Kaljari dhe Sampdoria prej kohësh po monitoronin kroatin, i cili në fund ka zgjedhur një tjetër destinacion ku, përveç minutazhit, i garantohet edhe më pak trysni sesa ajo e përjetuar në Itali, sidomos pas dëmtimit të pësuar në gju. Kalimi në Belgjikë i Pjacës nuk pritej, pasi Kaljari ishte skuadra që kishte më shumë kontakte me kroatin.

Kujtojmë që kartoni i Pjacas zotërohet nga Juventusi, por së fundmi ai ishte huazuar te Fiorentina ku nuk arriti që të linte gjurmë për shkak se as Montela fillimisht e as Iakini në javët e fundit nuk besonin te cilësitë e tij, çka ishte edhe shkaku kryesor që e ka shtyrë drejt skuadrës belge ku do t’i duhet të zërë vendin e Aleksi Selemekersit që dje iu bashkua Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here