Bombë nga Gjermania: Milani ka gjetur trajnerin e ri në Bundesligë

Pas zërave të javëve të shkuar, emri i Ralf Rangnick është kthyer me forcë te Milani i të ardhmes.

Lajmi këtë herë është dhënë nga prestigjozja Bild, që shpjegon se ish-trajneri i Leipzig dhe aktualisht drejtor teknik te Red Bull në Brazil dhe SHBA është pranë akordit me kuqezinjtë duke nisur nga vera dhe sezoni i ardhshëm (mungon vetëm firma, edhe pse Red Bull ende nuk është njoftuar).

Ajo që befason më shumë është se Ragnick nuk do të jetë vetëm trajner, por edhe drejtor sportiv, në stil Premier League, pra duke zgjedhur futbollistët. Kujtojmë që Ragnick është figura kryesore e revolucionit të madh të Red Bull në Gjermani me Leipzig dhe në Austri me Salzburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here