Hakim Ziyech është lojtari më i ri i Chelsea.
Ish anëtari i Ajax Amsterdam, Hakim Ziyech, i është bashkuar ‘Bluve’ të Londrës.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Ajax Amsterdam, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të skuadrës, në rrjetin social ‘Twitter’.
138 days of magic left.
Let’s enjoy every single touch… ✨— AFC Ajax (@AFCAjax) February 13, 2020
Lojtari do ta mbyll pjesën e mbetur të sezonit me Ajax, kurse Chelseat i bashkohet më 1 qershor të 2020.
Detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma.