Real Madrid në ofenzivë të plotë në merkato!

Që Real Madrid po kalon një sezon jo dhe aq të mirë këtë të gjithë po e shohim, por plani për transferimet verore të Los Blancos duket se do ti mahnisë të gjithë.

Sipas Marca, madrilenët gjatë kësaj vere do të synojnë që të kenë nën urdhëra tre nga sulmuesit më në formë në Europë: Erling Braut Haaland, Timo Werner si dhe Lautaro Martinez.

Paratë duket se nuk do të jenë problem gjatë kësaj vere për madrilenët pasi me transferin e tyre të vitit të kaluar Luka Joviç nuk janë ndarë aspak të kënaqur duke marrë parasysh minutat e pakëta që pasur në dispozicion sulmuesi serb.

Klubi madrilen duket nën presion nga tifozët për të fituar La Ligan pasi në Spanjë Barcelona me vite nuk ka konkurencë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here