Barca më e varur se kurrë tek Messi!

Pavarësisht se është në krye të golashënuesve në La Liga, argjentinasi është shumë larg formës që jemi mësuar ta shohim sezoneve tjera.

Barcelona këtë sezon ka shumë probleme, por më i madhi duket se e ka emrin Lionel Messi.

Argjentinasi nuk është në 100% të formës së tij por prapë Barcelona iu fal këmbëve të Messit në fitoren minimale që arritën mbrëmë kundër Real Socieadad.

Goli i Messit në minutën e 81 tregoi se blaugranat janë shumë larg formës së tyre optimale dhe me afrimin e ndeshjes kundër Napolit në Champions gjërat nuk duken aspak në rregull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here