Sipas Tuttosport anësori i Valencias Ferran Torres është shndërruar në objektiv për skuadrën italiane të Juventus.
Gjigantët spanjollë duket se po përgatiten që gjatë kësaj vere ta shesin 20 vjeçarin me të cilin kontrata i skadon vitin tjetër.
Për Torres interesim të madh kanë shfaqur edhe dy skuadrat më të mëdha të gadishullit Iberik, Barcelona dhe Real Madrid.