Odion Ighalo i është bashkuar Manchester United gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe siç duket karriera e tij me ‘Djajtë e Kuq’ do të vazhdojë akoma.
Sulmuesi nigerian u huazua prej skuadrës kineze të Shanghai Shenhua për gjashtë muaj por tani pas 8 ndeshjeve të luajtura ka shënuar 4 gola dhe asistuar një herë trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që Ighalon ta ketë në skuadër edhe për sezonin tjetër.
Për këtë arsye klubi nga Manchesteri ka filluar bisedimet me klubin kinez për të siguruar shërbimet e lojtarit nga Nigeria.