Inter po bëhet gati që të lërë të lirë mbrojtësin e saj Diego Godin.
Kjo pasi uruguajani kaloi vetëm një sezon në ‘San Siro’ dhe nuk bindi drejtuesit e skuadrës për ti zgjatur kontratën.
34 vjeçari erdhi gjatë verës së kaluar tek Inter si një lojtar i lirë por që atëherë ka dështuar që të bindë Antonio Conten për të vënë atë në formacionin e tij më të mirë.