Sa i përket Marash Kumbullës skuadra e Chelseas nuk e ka ndërmend të ndalet derisa të sigurojë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Përfaqësuesi i kombëtares shqiptare po kalon një sezon të mrekullueshëm me Hellas Verona dhe kaq ka mjaftuar që të ngjallë interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane.
Pas 20 vjeçarit janë vënë skuadra si Chelsea, Manchester United, Inter, Juventus, Lazio e Napoli.
Por më e shpejtë është treguar Chelsea e cila ka ofruar 25 milionë eurot që ka kërkuar Hellas Verona dhe siç duket Marashi është pranë transferimit në Premier League.