Negociatat që e sollën Christian Eriksenin tek Inter ishin delikate dhe të komplikuara.
Por danezi u transferua në mes të sezonit tek Inter pavarësisht që në fund të këtij sezoni i skadonte kontrata që kishte me Tottenham Hotspur dhe për të u paguan plot 20 milionë euro.
Por për drejtuesit e skuadrës së Inter ky veprim ishte mëse i drejtë dhe nëse do të ndodhte i njëjti rast prapë do të vepronin në këtë mënyrë pasi që për danezin kishin filluar të shfaqnin interes edhe disa skuadra rivale të Inter.
Por që prej transferimit Eriksen duket se po kalon një krizë në Serie A pasi nuk po arrin të japë më të mirën e tij tek Neroazzurët.