Ish sulmuesi legjendar i Interit, Diego Milito ka lavdëruar Jose Mourinhon duke e cilësuar si një prej trajnerëve në historinë e futbollit.
Këtë deklaratë Milito e dha në një intervistë të zhvilluar për ESPN dhe ai diskutoi gjithashtu për ish skuadrën e tij, Interin.
Milito ishte nën drejtimin e Mourinhos në sezonin ku Neroazzurët fituan tripletën e parë në histori të klubit.
‘Ai është fenomenal, një prej trajnerëve më të mirë ndonjeherë, në një sezon të vetëm kam mësuar shumë se si mund të menaxhohet skuadra- deklaroi në fund Milito.